Maqedoni

Shëndetësi, prezantohen reforma të reja; VMRO-DPMNE: Pushteti nuk i plotësoi premtimet e dhëna

03.11.2019 15:49

Ministri i shëndetësisë Venço Filipçe i prezantoi reformat në shëndetësi me të cilat...

Ministri i shëndetësisë Venço Filipçe i prezantoi reformat në shëndetësi me të cilat siç tha përmirësohet standarti i mjekëve, ndërsa qyetarët marrin shërbime të shpejta dhe cilësore.
 
Ai përmendi masën e re për rritjen e të përqindjes për 8 denarë për të gjithë që punojnë në mjeksinë primare dhe janë mjekë amë.
 
Sipas tij për 1000 pacientë ,në nivel mujor mjekët amë do të marrin 8000 mijë danarë më shumë. Filipçe njëherit paralajmëroi edhe shërbime të reja në nivel primar.
 
Në mënyrë plotësuese tha se punohet në projektimin për vitin e ardhëshëm që të realizohet premtimi për pagë prej 100 mijë denarëve për mjekët specialistë.
 
“Në pajtueshmëri me protokolet që do ti implementojmë nga vendet më të zhvilluara të evropës qytetarëve tanë do ti jenë në dispozicion shërbime për zbulimin e hershëm të karcinomit në prostatë,gji,problem me tiroidën ,oseoporozën ,zbulimin eventual të obezitetit tek fëmijët dhe ndjekjen më të lehtë të sëmundjeve kronike. Mjekët amë për herë të parë do të kenë mundësi të japin barana për të cilët pacientët deri më tani ishin udhëzuar në klinikë e cila rezultonte me pritje të gjata dhe rrëmujë në ambulance”, u shpreh ministri i shëndetësisë Venço Filipçe.
 
Ndërkohë nga VMRO-DPMNE akuzojnë se LSDM erdhi në pushtet me premtimin se mjekëve amë do tua rrit  të ardhurat në pacient në 35 dhe jo në 8 denarë.
 
Partia opozitare pyet se ku është paga prej 100 mijë denarë për specialistët ,ku është mjekimi spitalorë pa pagesë dhe pse sistemi terimi im nuk është azhuruar ndërsa ishte një nga premtimet parazgjedhore të pushtetit.
 
“Pse shkatërrohet shëndetësia publike? Këto janë pyetjet në të cilat duhet të përgjigjet LSDM .Këto që numëruam janë vetëm pjesë e gënjështrave të LSDM-së ndërsa e gjith kjo është shënjë e qeverisjes se Zaev,Filipçe dhe Donçev dhe janë simbol i korupsioit,krimit dhe  mestenje na tenderi”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.
 
Nga VMRO theksojnë se Qevria ka premtuar ndërtimin e Qendrës së re klinike ndërsa pas tre vjet Qeverisje nuk shihet në pah fillimi i kompleksit të ri e as renovimi i të vjetrit.
 
FLORIE BELULI KAMBERI