Botë
Bagdad, vazhdojnë protestat anti-qeveritare
03.11.2019 18:50
Protestuesit në Bagdad kanë bllokuar tërë qytetin në protestat anti-qeveritare të cilat po vazhdojnë që nga 1 tetori...

Më shumë se 250 persona janë vrarë në përleshjet me forcat policore që nga fillimi i protestave kundër korrupsionit.
Javën e kaluar, presidenti i vendit Barham Saleh tha se kryeministri Adel Abdul Mahdi do të mund të jep dorëheqje nëse partitë politike pajtohen për zëvendësimin e tij.
Të dielën, protestuesit bllokuan rrugët kryesore të kryeqytetit irakian. Ata po kundërshtojnë “dështimin e kryeministrit për uljen e papunësisë, korrupsionin endemik dhe shërbimet e dobëta publike”.
