Maqedoni
Ahmeti: BDI kështjellë e fortë që ka sakrifikuar
03.11.2019 21:36
Ne jemi arkitekt të krijimit të kështjellës, dhe kjo kështjellë është BDI e cila për 18 vite me radhë nuk njehe humbje...

Ne jemi arkitekt të krijimit të kështjellës, dhe kjo kështjellë është BDI e cila për 18 vite me radhë nuk njehe humbje, pasi në vete ngërthen të gjitha gjeneratat që kanë sakrifikuar për këtë vend deklaroi sonte lideri I Bashkimit për Integrim Ali Ahmeti, në qytetin e Tetovës.
Ai më tej shtoi se çdo kush që tenton të rrënoj këtë kështjellë e ka të pa mundur,dhe humbjet e radhës nga BDI do I kenë me 12 pillë ne zgjedhjet e radhës.
“Po ma thuani se cila lëvizje dhe cili subjekt ngërthen në vetvete të gjitha gjeneratat që kanë sakrifikuar që punuar,që nga pas vendosjes së regjimit të vendosjes së regjimeve ushtarake policore,burgosjeve deri edhe te lindja e partive politike në vitet e 90-ta, të gjithë I ka përfshirë bashkë me UCK, bashkë me lëvizjen ilegale dhe u bënë 1 dhe për 18 vite radhazi korri fitore dhe suksese. Misioni ynë është I pa vdekshëm sepse ne jemi vetë arkitektët e që e kemi ndërtuar e ndërtojmë dhe vetëm ne e dimë që e kemi ndërtuar kështjellën tonë të fortë me themele prej çelikut. Dhe çdo kush që tentoi të rrënoj këtë kështjellë që e kemi ndërtuar vetëm humbje do të pësojnë për para nesh me 12 Prill,zgjedhjet e radhës”, u shpreh lideri i Bashkimit për Integrim Ali Ahmeti.
Këto komenti kreu I BDI-së I bëri sonte në Tetovë,në Kuvendin zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve brenda partiake, u zgjodh edhe kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Florin Besimi,aktualisht drejtor në Klinikën e Tetovës.
VISAR SADIKU
