Kryetari i PE-së, Sasoli sot në Shkup

04.11.2019 09:29

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasolli....

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasolli, sot do të qëndrojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, vizita e parë e tij zyrtare jashtë Bashkimit Evropian.

Sasolli do të takohet me kretër e shtetit dhe të partive politike.

Në kuadër të kësaj vizite, Sasolli do të bëjë hapjen e Europe House, në hapësirat e Delegacionit të Bashkimit Evropian, dhe do t’i bashkëngjitet debatit të ambasadorit Samuell Zhbogar dhe nxënësve nga shkollat e mesme me temë “Vizioni i të rinjve për BE”.

Nga Delegacioni i BE-së, informojnë se ish-Info Qendra e BE-së, do të funksionojë si Qendër për të rinj dhe do të ofroj përmbajtje të cilët janë bashkëkohor, tërheqëse dhe inovative për të rinjtë.