Rasti “Monstra”, publikohen dëshmi e transkripte të tjera

04.11.2019 09:44

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot pritet të vazhdojë procesi gjyqësor...

Në Gjykatën Penale të Shkupit vazhdon  procesi gjyqësor për rastin Monstra, i cili  është në fazë të publikimit të SMS-porosive dhe transkriptave tjera, të propozuar si dëshmi shtesë nga ana e prokurorisë..

Lëndën e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, përfaqësues të aktakuzës janë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Për vrasjen e pesëfishtë të shtatë viteve më parë, ku u vranë të rinjtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Acovski dhe Aleksandar Naqevski, gjegjësisht peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Halil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi e Haki Aziri, dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në vitin 2017 i shfuqizoi këto vendime, dhe i liroi nga paraburgimi të akuzuarit. Të njëjtëve brenda kohë ju shqiptoi masa të kujdesit. Pas këtij vendimi të Supremes, lëndën e mori përsipër ish-Prokuroria Speciale Publike, ndërsa tashmë prokuroria e rregullt.