MPPS, 2.631 persona do të marrin pension social

04.11.2019 10:01

2.631 persona, që nga fillimi i reformës sociale.....

2.631 persona, që nga fillimi i reformës sociale, deri më tani, kanë fituar të drejtën e pensionit social, të parashikuar nga rregullatorja për sigurim social për personat e moshuar.

Nga Ministria e Punës dhe Politikë Sociale, njoftojnë se pagesa mujore është rreth 6.000 denarë, mjete që kanë siguruar personat mbi 65 vjet të cilët nuk kanë burime tjera të ekzistencës. Të gjithë personat që janë shtetas të vendit për të paktën 15 vjet dhe nuk marrin pension, përfshirë edhe personat pa ditë pune, kanë të drejtë për pension social.

“Për familjet ku burrat dhe gratë i plotësojnë kushtet për pension social, pagesa mujore përdoret vetëm nga një anëtar, sepse bëhet fjalë për të drejt të mbrojtje sociale dhe nuk është e ndërlidhur me Fondin për Pension”.