Kreu i PE-së në Shkup, Sasoli: Nuk heqim dorë nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli...

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasoli, sot do të qëndrojë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, vizita e parë e tij zyrtare jashtë Bashkimit Evropian.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA para vizitës në Shkup, Sasoli thotë se vendimi për të vizituar fillimisht Maqedoninë e Veriut, e më pas edhe Shqipërinë, vende këto jo anëtare të BE-së, e mori sepse beson se këto dy vende kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t’u bërë anëtare të BE-së dhe ai vlerëson se kjo përpjekje duhet pranuar e të dyja vendet duhen ndihmuar në rrugën e suksesit.
Ne nuk do të heqim dorë”, tha Sasoli për agjencinë e lajmeve MIA, duke shtuar se duhet të vlerësohet që Maqedonia e Veriut filloi reformat e rëndësishme, e bindur se kjo do t’i hapë rrugën e pranimit në BE.
