Timonie: Nëse ka ecje pozitive, ka shanca për lajm të mirë
Ambasadori francez, Kristian Timonie....

Ambasadori francez, Kristian Timonie, porosit politikën të punojë fuqishm për të bindur vendet e BE-së se meriton datë për antarësim .
I pyetur nëse është optimist se deri në muajin maj vendi mund t’i përfundoj detyrat e shtëpisë për të marr dritë të gjelbër për negociata me BE-në, ambasadori Timonie theksoi që fillimisht duhet të organizohen zgjedhje të mira për të vazhduar të marrë raporte pozitive nga OSBE, por edhe për të përforcuar procesin zgjedhor.
Duke vepruar kështu, tha ai, do të jepte një pamje të mirë të Maqedonisë së Veriut si një vend demokratik, por gjithashtu duke përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës.
“Kjo përbërje kuvendare duhet ta përfundojë ciklin e tij legjislativ me miratimin e një ligji, që do të parandalojë çdo lloj dhune ndaj grave. Do të ishte një gjest i këndshëm nëse ligji të miratohet, por më pas do ju takon partive të mëdha politike të dakordohen për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve, por edhe të dakordohen për një luftë më të suksesshme kundër korrupsionit dhe një gjyqësor të drejtë që do të merret me sukses me korrupsion. E di që kjo është një rrugë e gjatë, por ne jemi në anën tuaj për të ndihmuar. Ju e dini që ekziston një proces i revizionit të BE-së dhe nëse ka pika pozitive deri në muajin maj edhe nga ju dhe nga ne, mendoj se do të marrim një lajm të mirë”, tha Timonie para panelit për 70 vjetorin e Këshillit të Evropës, kushtuar përmirësimit të qasjes për dëmshpërblimin e viktimave të trafikimit njerëzor dhe dhunës me bazë gjinore.
