Zjarret në Kaliforni, Trump kërcënon se do të ndërpresë fondet
Vazhdon lufta për vënien nën kontroll të zjarreve në Kaliforni....

Vazhdon lufta për vënien nën kontroll të zjarreve në Kaliforni. tashmë janë anuluar urdhërat e evakuimit në disa komunitete fermere ndërsa zjarrëfikësit bënë përparime në shuarjen e një zjarri në pjesën jugore të Kalifornisë.
Afro 100,000 hektarë tokë janë shkatërruar nga zjarret e javëve të fundit në këtë vend, ndërsa mijëra njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë.
Disa nga zjarret këtë vit kanë djegur zona të paparashikuara. Presidenti, Donald Trump, kërcënoi se do t’i ndërpresë fondet federale për zjarret në Kaliforni.Trump, përmes një postimi në Tëitter, e fajësoi guvernatorin demokrat të Kalifornisë, Gavin Neusom, duke thënë se ka bërë “punë të tmerrshme në menaxhimin e pyjeve”.
Presidenti Trump ka bërë një kërcënim të ngjashëm edhe vitin e kaluar, kur zjarret më vdekjeprurëse në historinë e Kalifornisë kanë lënë të vdekur së paku 86 njerëz.
Dyshohet se një pjesë e zjarreve të fundit, janë shkaktuar nga shkëndijat e krijuara nga rrjeti elektrik, si pasojë e përplasjes së telave nga era e fortë.
Kompania e shpërndarjes së energjisë në Kaliforninë Jugore, kishte linjën e tensionit të lartë prej 16 mijë voltësh rreth 15 minuta para se të shkaktohej zjarri. Kompania tha se do të bashkëpunonte me organet hetuese.
