Iniciativa qytetare “O2”: Masat e qeverisë nuk mjaftojnë për uljen e ndotjes

04.11.2019 15:28

Masat e Qeverisë për uljen e ndotjes së ajrit....

Masat e Qeverisë për uljen e ndotjes së ajrit nuk pritet të japin efektin e dëshiruar, pasi për këtë problematikë është e nevojshme zgjidhje sistematike.

Kështu theksojnë nga Iniciativa qytetare “O2” që monitorojnë situatën e ndotjes në vend, sipas të cilës marrë parasysh zhvillimet politike në të cilat ndodhet vendi, është e vështirë të implementohen masa efektive kundër ndotjes së ajrit.

“Masat që janë ndërmarrë në kuadër të programit nuk mendojmë që do japin rezultate. Me disa subvencionime që kanë të bëjnë me inverterë e kështu me radhë, është e pakët për dallim me ndotjen që kemi. Duhet të kemi zgjidhje sistematike dhe afate deri kur dhe çfarë pritet. Duke pasur parasysh se do të kemi qeveri teknike, nuk mund të dimë se si do të rrjedhin punët, megjithatë në këtë periudhë nuk mund të presim rezultate apo ndryshime drastike”,- theksoi Nevena Gerogievska nga OJQ “O2”.

Nuredini: Të gjitha resurset janë vënë në shërbim për uljen e ndotjes

Ministri Nuredini thot; se çështja e ajrit është problematikë komplekse, ndërsa Ministria po punon në drejtim të masave afatgjate.

“Jeni të durueshëm, është një çështje komplekse. Të gjitha resurset janë vënë në drejtim të uljes së ndotësve, veçanërisht në ndaljen e zjarreve. Punojmë edhe në kontrollimin e lejeve që kemi u dhënë fabrikave. E dini që edhe gazifikimi është një masë afatgjate dhe punojmë në atë drejtim që edhe ndotja të jetë gjithnjë e më ulët”,- tha ministri i Ambientit Jetësor, Naser Nuredini.

Këto komente Nuredini i bëri në prezantimin e raportit të tretë në lidhje me situatën me ambientin jetësor të përgatitur nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën. (Zekirja Mexhiti, TVM2)