Maqedoni
Kuvend, panel-diskutim kushtuar dhunës gjinore
04.11.2019 15:52
Franca, si kryesuese me Këshillin e Evropës, do të përqendrohet në përforcimin e rolit të këtij institucioni në kundërvënien....

Franca, si kryesuese me Këshillin e Evropës, do të përqendrohet në përforcimin e rolit të këtij institucioni në kundërvënien e të gjitha llojeve të dhunës ndaj grave, por edhe në barazinë mes meshkujve dhe femrave. Kështu theksuan ambasadori francez Timonie dhe nënkryetarja e Senatit francez, Mure, në panel diskutimin e organizuar në kuvend me temë “Përmirësimi i qasjes deri te dëmshpërblimi i viktimave të tregtisë me njerëz dhe dhuna gjinore”. Njëherit u vlerësua se Maqedonia e Veriut ka bërë hapa konkretë në planin normativ rreth kësaj çështje.
“Luftën kundër të gjitha llojeve të dhunës ndaj grave ne e zhvillojmë në Francë, kjo është luftë edhe për mundësi të barabarta. E vërej se kjo është luftë universale e cila na bashkon të gjithëve”,- tha nënkryetarja e Senatit të Francës, Elen Kunve Mure.
“Dëshirojmë rol sa më të përforcuar të Këshillit të Evropës, sidomos në kundërshtimin e çfarëdo dhune ndaj grave, por edhe barazi më të madhe mes meshkujve dhe femrave. Këto janë temat kyçe në të cilat do të punojmë ne gjatë kryesimit të Francës me Këshillin e Evropës. Republika e Maqedonisë së Veriut ka shënuar përparim të theksuar në planin normativ, sepse e ka ratifikuar Konventën e Stambollit, e cila është shumë e rëndësishme për barazinë mes meshkujve dhe femrave dhe kundërvënien ndaj çfarëdo dhune ndaj grave. Por, ka edhe shumë punë, sidomos në sferën e miratimit të Ligjit për dëmshpërblimin e viktimave”,- deklaroi ambasadori i Francës në Shkup, Kristian Timonie.
Rregullativa e mirë ligjore nuk ka mjaftuar që dhuna gjinore të mos shënojë rritje, deklaroi Daniella Rangellova - kryetare e Komisionit kuvendar për mundësi të barabarta mes grave dhe burrave.
“Numri po shënon rritje rapide, pa marrë parasysh normativën e mirë ligjore, është e nevojshme ende shumë punë. Është me rëndësi të thuhet se 80% e atyre që janë viktima të tregtisë me njerëz janë kryesisht gra, ndërsa 20% angazhohen për punë të detyrueshme të pa paguar. Jo rrallë herë viktima janë edhe fëmijët”,- u shpreh deputetja, Daniella Rangellova.
Panel diskutimi mbi dhunën ndaj grave u organizua nga Komisioni kuvendar për mundësi të barabarta mes grave dhe burrave, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe Ambasadën franceze në Shkup.
GYLTENE SINANI
