Promovohet aplikacioni “Udhëto gjelbër”
U promovua sot në Shkup aplikacioni “Udhëto gjelbër”, i cili do tu mundësojë qytetarëve që nëpërmjet celularit të tyre t’i sigurojnë të gjitha informacionet e nevojshme për të planifikuar udhëtimin nga destinacione të ndryshme të kryeqendrës në mënyrë të shpejtë, më lirë dhe në mënyrë ekologjike.......

“Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në tërësi e mbështet projektin, sepse nga aspekti i mbrojtjes së mjedisit jetësor aplikimi është instrument i shkëlqyeshëm, i cili jep mundësi për aksion real të çdo individi në zbatimin e mesazhit, të cilin e drejtuam në fillim të “Javës evropiane të qarkullimit””- deklaroi ministri i Ekologjisë, Nurhan Izairi.
“Udhëto gjelbër ”, është përqendruar te secili njeri në shoqëri dhe ka si qëllim kryesorë të nxisë ndryshimet sistematike në shprehitë transportuese të qytetarëve dhe institucioneve dhe të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes publike dhe konstituimin e gjeneratave të qëndrueshme në qytetin e Shkupit”- tha kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski.
Edhe Luiza Binton, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, vlerëson se aplikacioni është një lidhje e mirë mes teknologjisë moderne dhe sistemit transportues.
Projekti “Udhëto gjelbër”, në garën globale të organizuar nga “Global Plus” të Kombeve të Bashkuara është nominuar si një nga 7 projektet më të mira. Ai do të prezantohet edhe në Samitin për Ndryshime Klimatike në OKB. (Gyltene Sinani, TVM2)
