Maqedoni

“Higjiena komunale” dhe “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Qytetarët mund t’i paguajnë borxhet pa kamatë

04.11.2019 17:05

Këshilli drejtues i Ndërmarrjes Publike “Higjiena komunale” si dhe Ndërmarrjes “Ujësjellësi dhe kanalizimi”...

Këshilli drejtues i Ndërmarrjes Publike “Higjiena komunale” si dhe Ndërmarrjes “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, kanë sjellë vendim me të cilin u mundësohet qytetarëve që të paguajnë borxhet e prapambetura të faturave pa kamatë. Këtë mundësi qytetarët mund ta shfrytëzojnë gjatë muajit nëntor. 
 
“Këshilli drejtues i “Higjienës komunale” ka sjellë vendim, duke filluar nga 4 nëntori e deri më 29 nëntor, të gjithë obliguesit të cilët kanë borxhe, fatura të papaguara për mbeturinat komunale, këtë borxh munden ta paguajnë pa e llogaritur kamatën. Kjo është një mundësi për të gjithë qytetarët që mund të paguajnë të gjitha faturat pa kamatë”,- deklaroi Ana Brangolica nga “Higjiena komunale”.
 
Nga “Higjiena komunale” dhe Ndërmarrjes “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, shtojnë se mundësia për pagesë të borxhit të mbetur pa kamatë të përllogaritur vlen vetëm për personat fizikë, amvisëritë kolektive dhe individuale.
 
REJHANE BUSHI METAJ