Maqedoni

“Antiko”: Femrat, pak të përfaqësuara në media...

04.11.2019 17:38

Përfaqësimi i femrës në programet televizive është tejet i ulët. Roli i saj është më tepër figurativ se sa informativ....

Sharmi femëror në media shfrytëzohet për të joshur publikun dhe për të rritur shikueshmërinë, thonë nga Iniciativa qytetare e femrave “Antiko”. Gjatë monitorimit të televizioneve të vendit, nga kjo iniciativë konstatojnë se femra nuk përfaqësohet mjaftueshëm aty ku kërkohet inteligjenca e saj. Si redaktore e lajmeve femra është e kyçur 29%, ndërsa meshkujt janë 71%, redaktore emisionesh femra është 20% dhe 80% janë meshkuj, drejtuese emisionesh debative vetëm 15% janë femra dhe 85% meshkuj, të ftuar si analiste nëpër debate raporti është 24% me 76%.
 
“Në programet zbavitëse ka me bollëk deklarata dhe situata stereotipe dhe kjo vërehet gjatë emetimit të tyre, janë të dukshme standardet e dyfishta në paraqitjen narrative dhe pamjen vizuele të të ftuarve dhe të ftuarave në lidhje me gjininë e tyre, ku te gruaja shumë herë potencohet  pamja fizike të saj, gjë që te meshkujt nuk është e zakonshme. Është e nevojshme që të rritet numri i redaktoreve në media dhe programeve informative, si redaktore në edicionet qendrore informative”,- deklaroi Aleksandra Jovevska Gjorgjeviq nga Iniciativa qytetare e Femrave “Antiko”.
 
“Vetëm një e katërta e fytyrave në media janë femra. Në nivel global në hulumtimin e realizuar për vitin e kaluar, 46% nga përmbajtja e programeve, na ofrojnë disa stereotipe për gratë, ndërsa pasqyrë pozitive rreth tyre nëpër media, shfaqet vetëm 6% në nivel global”,- tha koordinatorja e Iniciativës qytetare të femrave “Antiko”, Ivana Stojqevska.
 
Në debatin me temë “Balancimi gjinor gjatë informimit në media” u tha se në fazë prej dy javësh në fokus të monitorimit kanë qenë edicionet qendrore informative dhe emisionet e televizioneve në vend, përfshirë emisionet “Argument” dhe “Kompromis” në TVM2.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU