Maqedoni
Shoqata e kompanive të huaja: Kompanitë për pjesë automjetesh mund të kenë rënie
04.11.2019 17:45
Recesioni dhe ngadalësimi i industrisë botërore të automjeteve do të ketë një ndikim në fabrikat...

Recesioni dhe ngadalësimi i industrisë botërore të automjeteve do të ketë një ndikim në fabrikat vendore që ofrojnë pjesë për kompanitë е huaja globale. Nga shoqata e kompanive të huaja me teknologji të përparuar që veprojnë në zonat e lira, presin ulje të dërgesave prej 3 deri 5 për qind në varësi të porosive të klientëve. Tani për tani, kjo nuk do të ndikojë në uljen e pagave të punëtorëve në kompanitë vendore që ofrojnë pjesë për automobila.
“Kjo si një shifër mund të them se do të ndikonte diku nga 3 deri 5 për qind, në varësi të përzierjes, në varësi prej kompanive të cilat punojmë. Nuk mund të thuhet saktësisht se cila kompani do të ndikohet më shumë. Nuk duhet kuptuar që kjo do të thotë se dikush do të fillojë të pushojë punonjësit e tyre në vend”,- tha kryetari i Shoqatës së kompanive të huaja pranë OEM-së, Viktor Mizo.
“Nuk do të prisja ndonjë krizë drastike në këtë kohë. Nuk pres që të jetë aq drastike sa 2007-2008, por dy vitet e ardhshme do të jenë goxha interesante”,- u shpreh nënkryetari i shoqatës, Borian Borozananov.
Trendi për rënien e prodhimit në industrinë e automobilave, përkatësisht rënia e kërkesave të automjeteve filloi një vit më parë dhe vlerësohet se do të vazhdojë deri vitin 2022-2023.
SEDAT SELIMI
