Maqedoni

Gjykimi për rastin “Monstra”, lexohen SMS - porositë dhe bisedat telefonike

04.11.2019 17:56

Me leximin e transkriptave nga SMS-porositë dhe bisedave telefonike, vazhdoi seanca gjyqësore për rastin “Monstra”...

Një pjesë e madhe e këtyre bisedave ishin në periudhën prej 3 deri më 8 maj të vitit 2012 të ish-funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Martin Protugjer, Ilija Dimovski, të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit, dhe disa personave të panjohur.
 
Përmbajtja e komunikimeve të këtyre personave kishin të bëjnë me motive dhe ndikim negativ të shkaqeve të publikuara nga ana e policisë për vrasjen e pesëfishtë, pjesa tjetër për deklaratat e familjarëve të dhëna në opinion që dëmtojnë procesin në fjalë, ndërsa u lexuan edhe SMS - porosi tjetra me pakënaqësinë e Jankullovskës ndaj BDI-së për rastin “Monstra”.
 
“BDI-ja nëpër të gjitha anët përhap gënjeshtra për veprimin e MPB-së dhe se kjo krijon tensione të mëdha”,
 
Në një sërë mesazhesh tjerë mes Jakullovskës, Proutgjerit dhe Dimovskit është kërkuar që një organizatë e grave maqedonase të mund të reagojë tek BFI, pasi që protagonistët kanë menduar se gratë myslimane mbajnë armatim të ndryshëm nëpër shtëpi, ndërsa policia nuk guxon t’u bëjë asgjë.
 
Në disa SMS - porosi tjera, Gruevski dhe Jankullovska flasin për shkrimet e disa mediave, ku është publikuar identiteti i dëshmitarit të mbrojtur dhe masat shtesë të sigurisë për mbrojtjen e tij nga shteti edhe për atë se ai nuk ka dashur të jetë dëshmitar. Në një SMS tjetër Ali Ahmeti i shkruan Bujar Osmanit që të jetë i kujdesshëm me deklaratat në opinion për rastin në fjalë. Rigjykimi i rastit “Monstra” ndodhet në procedurën e paraqitjes së dëshmive të reja nga përgjimet në atë kohë të publikuara nga lideri i atëhershëm i opozitës, Zoran Zaev. 
 
REXHEP QAMILI