Maqedoni

Shekerinska: Sa më shpejtë nevojitet ambasador në NATO

04.11.2019 18:12

Ligji është shumë i qartë sa i përket rizgjedhjes, por shteti nuk guxon të ngec...

Ligji është shumë i qartë sa i përket rizgjedhjes, por shteti nuk guxon të ngec, pasi nëse mbetet siç kemi ngecur me Qeverinë e kaluar, ende do të ishim larg dyerve të NATO-s dhe BE-së, tha ministrja, Radmilla Shekerinska, duke u përgjigjur në pyetjen për emërimin e ambasadorit në NATO.
 
“Sa më shpejtë na nevojitet ambasador në NATO dhe e pambrojtshme është të flitet se anëtarësimi në NATO është prioritet i përbashkët, ndërsa opozita të protestojë, të kërkojë shteti të mos dërgojë ambasador në NATO. Kjo është punë kundër interesave strategjike të shtetit dhe me të vërtetë pres që atë qëndrim do ta ndryshojnë. Ne jemi, pas 30 vitesh debat për NATO-n, tanimë para anëtarësimit. Të paktën atë që duhet të bëjmë nuk janë vetëm ligjet, ku jam e bindur se do të miratohen, pro edhe të dërgojmë ambasador në NATO dhe përfaqësues ushtarak në Aleancë që të tregojmë se e vlerësojmë anëtarësimin, por e dimë se anëtarësimi është përgjegjësi. Kot jemi anëtar, nëse atje në nivel të lartë mungojmë”,- deklaroi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
 
Sipas Shekerinskës, në procedurë kuvendore janë ndryshimet e Ligjit për shërbim në armatë. Sipas planeve nga një marsi i vitit të ardhshëm, çdo pjesëtar i forcave të armatosura do të jetë përfitues i 7000 denarëve për banim dhe përjashtim, do të jenë ata që kanë përfituar banesë nga Ish Armata e Jugosllavisë. Nga Ministria e Mbrojtjes thonë  se projekti “ARM - shtëpia ime” nuk i ka dhënë rezultatet e duhura, planifikohet ndryshimi i pagave dhe udhëheqësve dhe do të ketë rritje prej 9% deri në 12% për 400 të punësuar.
 
FLUTURA LATIFI