Maqedoni

Vuçiq biseda telefonike me Zaevin dhe Ramën

04.11.2019 18:48

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka realizuar biseda telefonike me kryeministrat...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka realizuar biseda telefonike me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama, me të cilët është koordinuar për takimin e ardhshëm në Ohër ku do të vazhdohen bisedimet për vendosjen e të ashtuquajturës “Shengeni i vogël”.
 
Vuçiq në Instagram ka publikuar fotografi në tavolinën e punës, pranë telefonit dhe dokumenteve të shumta, si dhe fotografi me bashkëpunëtorët e tij me porosi “bisedë e shkëlqyeshme për konferencë me Ramën dhe Zaevin para Samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor”. Biseda telefonike me kryeministrin Zoran Zaev dhe Edi Ramën, pason menjëherë pas bisedimeve që ai ka pasur në Beograd me përfaqësuesin special të sekretarit shtetëror të SHBA-së, Matthew Palmer.
 
Në pres konferencën e përbashkët, Vuçiq ka deklaruar se Serbia “angazhohet për bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor, që shihet edhe përmes vazhdimit të takimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pastaj edhe të gjitha tjerat gjatë javës në Ohër”, duke iu falënderuar mbështetjes së ShBA-së për këtë ide.