Maqedoni

Spitali i Manastirit pajiset me aparat të ri të mamografisë

04.11.2019 19:03

Spitali Klinik në Manastir është furnizuar me aparat të ri të mamografisë...

Spitali Klinik në Manastir është furnizuar me aparat të ri të mamografisë, me çka ky spital rrit shërbimet shëndetësore dhe cilësitë e shërbimit.
 
Aparati është siguruar nëpërmjet IPA projektit për bashkëpunim ndërkufitar, ku ofrohet dhe mundësia për integrimin e sistemit informativ mes klinikave të Manastirit, Gjevgjelisë dhe disa klinikave në Greqi.
 
Ministri Filipçe me këtë rast potencoi se dukshëm do të zvogëlohet numri i të sëmurëve me sëmundje malinjë dhe se në të ardhmen pacientët për këtë sëmundje nuk do të marrin udhëzime për t’u kuruar jashtë vendit.
 
“Sinqerisht besojmë që në periudhën që vjen dukshëm do të  përmirësohen programet preventive dhe do të kemi mundësi që në afat të shkurtër të zbulojmë shumë sëmundje, posaçërisht sëmundjen malinjë, sepse zbulimi në kohë i kësaj sëmundje si tek gjinia mashkullore ashtu dhe tek ajo femërore, me terapinë bashkëkohore, mund të arrihet dhe kurim i tërësishëm i pacientëve. Nuk ka  shumë pacientë që presin për terapinë për sëmundjen malinjë, siç ka ndodhur në të kaluarën”,- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
 
Në periudhën që vjen do të diskutohet për rritje të pagave për punonjësit shëndetësorë nga viti i ardhshëm, me çka dhe do të përmbushim dhe premtimin tonë 100 mijë denarë për specialistët, thotë Filipçe.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI