Maqedoni

Kurti takoi kryeministrin e RMV-së, Zaev

04.11.2019 19:28

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili pritet të marrë edhe postin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti...

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili pritet të marrë edhe postin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Shkup kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Kurti përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook ka njoftuar se në takim është biseduar për situatën politike në të dy vendet si dhe për mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë.

“Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. Në takim biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjellë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjen e integrimit evropian. Do të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm për takime e bashkëpunime në të ardhmen”,- ka shkruar mes tjerash Kurti.