Botë
Shqipëri, Spiropali: Do të kthehen fëmijët nga kampet siriane
04.11.2019 19:50
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, refuzoi të shkonte në seancë plenare...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, refuzoi të shkonte në seancë plenare, ku i ishte kërkuar një interpelancë për të dhënë shpjegime mbi fëmijët shqiptarë që gjenden në kampet siriane.
Shpjegime ka dhënë zëdhënësja e qeverisë, e cila tha se po bëhen përpjekje për të kthyer në Shqipëri jo vetëm të voglin, Alvin Berisha, por edhe për fëmijët e tjerë që ndodhen në kampet siriane.
