Gjykata kushtetuese shënon 50 vjetorin

19.09.2014 15:30

Maqedonia hyn në kategorinë e atyre vendeve ku është siguruar mbrojtje e fortë kushtetuese në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut........

Të paktën ky është vlerësimi i kryetarit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Din Shpillman, në  50 vjetorin e  funksionimit të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni.   

“Për momentin kemi 324 raste të përgjithshme para gjykatës që duhet të zgjidhen, vitin e kaluar kishim 289, ku miratuam 6 aktvendime dhe nëse i shikoni këto shifra do të shihni se Maqedonia hyn në kategorinë e atyre vendeve që është siguruar mbrojtje e fortë kushtetuese, kështu që nuk ekziston problem sistematik”- deklaroi kryetari i GJEDNJ-së, Din Shpillman.

“Maqedonia, muajt e fundit diskuton për futjen e ankesës kushtetuese, sipas meje, vendi e ka këtë ankesë, por ka nevojë për ankesë të plotë individuale kushtetuese. Maqedonia ka nevojë të mbrojë të gjitha të drejtat e njeriut të garantuara me kushtetutë, por dhe me Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut”- theksoi gjykatësja në GJEDNJ, Mirjana Llazarova-Trajkovska.

“Ne në suaza të misionit tonë mbështesim Gjykatën Kushtetuese dhe realizojmë bashkëpunim me të njëjtin. Përkushtimi jonë kryesorë është të zbatojmë efektivitet në jurisprudencë dhe efikasitet në sundimin e së drejtës”- u shpreh ambasadori i OSBE-së, Rallf Bred.

Aplikimi i ndryshimeve kushtetuese dhe amendamentet me të cilat parashihet futja e ankesës kushtetuese si institucion i veçantë, kërkon përgatitje me resurse njerëzore dhe teknike.

“Gjykata Kushtetuese i priste këto ndryshime të kushtetutës, pasi është gjykata e vetme në rajon e cila deri më tani nuk ka praktikuar ankesë kushtetuese. Njëra nga kërkesat tona para komisionit Venecian është së ne paraprakisht duhet të përgatitemi me resurse njerëzore dhe teknike, që të mund më tutje të fillojmë me ankesën kushtetuese që është propozuar në amendamente”- tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Elena Gosheva.

Shënimi i 50 vjetorit të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese është përshëndetur me praninë e mysafirëve nga 23 vende të Evropës. (Florije Kamberi, TVM2)