Botë
Piratët rrëmbejnë katër anëtarë të ekuipazhit nga një cisternë greke
04.11.2019 21:28
Piratët sulmuan një cisternë greke të naftës në brigjet e Togos dhe rrëmbyen katër anëtarë të ekuipazhit...

Piratët sulmuan një cisternë greke të naftës në brigjet e Togos dhe rrëmbyen katër anëtarë të ekuipazhit, tha Marina e Afrikës Perëndimore.
Siç thuhet, piratët sulmuan cisternën në orët e para të mëngjesit dhe morën peng katër detarë.
Rrëmbimi ndodhi vetëm dy ditë pas një sulmi të ngjashëm në ujërat e Beninit fqinj, transmeton KosovaPress.
Përveç dy filipinasve, janë rrëmbyer edhe një grek dhe gjeorgjian, konfirmoi Marina.
Një roje sigurie raportohet se ishte plagosur në sulmin nga piratët./Top Channel
