Ansambli i valleve “Ibe Palikuqi” shënon 40 vjetorin e themelimit

05.11.2019 08:51

Ansambli “Ibe Palikuqi” ka shënuar 40 vjetorin e themelimit...

Ansambli “Ibe Palikuqi” ka shënuar 40 vjetorin e themelimit, me ç’rast ata kishin organizuar një ekspozitë.

“Sot shënuam hapjen solemne të ekspozitës së veprimtarisë së bujshme të këtyre 40 viteve ekzistencë! Kishim nderin dhe kënaqësinë që shtëpija jonë hapi dyert dhe priti një numër të madh të artdashësve dhe atyre që kontribuan në Ansamblin Ibe Palikuqi” - thuhet në deklaratën e drejtuesve të këtij ansambli nga Shkupi.