Kryetari i PE-së, Sasolli do të mbajë fjalim në Kuvend

05.11.2019 09:06

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasolli....

Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sasolli, sot do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa paraprakisht ai do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me koordinuesit e grupeve të deputetëve dhe përfaqësuesve nga partitë tjera politike.

Paraprakisht dje, kryetari i PE-së pati takim me kryetarin e Qeverisë, Zoran Zaev dhe me presidentin Stevo Pendarovski.