Siri, forcat turke kanë kapur motrën e Baghdadit

05.11.2019 10:17

Forcat turke kanë kapur motrën e liderit tashmë të vdekur të grupit militant, Shteti Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi në veri të Sirisë...

Rasmiya Awad, 65-vjeçare, burri dhe gruaja e djalit të saj janë ndaluar më 4 nëntor. Ata kanë qenë të shoqëruar nga pesë fëmijë afër një qyteze të kontrolluar nga Turqia në veriperëndim të Sirisë. I njëjti zyrtar e ka konsideruar arrestimin “minierë ari” duke shpresuar se personeli i inteligjencës do të mbledhë informacione nga motra e Baghdadit për punën e IS-it.
 
Pas vdekjes së Baghdadit muajin e kaluar, Abu Ibrahim al-Hashemi al-Qurayshi më 31 tetor është emëruar lider i grupit ekstremist. Baghdadi, i cili ka udhëhequr militantët e grupit Shteti Islamik nga viti 2014, ka vdekur më 26 tetor gjatë një bastisjeje të forcave speciale amerikane në veriperëndim të Sirisë. Pavarësisht pse ky grup tani ka humbur kontrollin e pjesës më të madhe të territorit që dikur ka zotëruar në Siri dhe Irak, Shteti Islamik vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë.