Regjistrimi i popullsisë, Zhbogar: Logjike shtyrja për shkak të zgjedhjeve

05.11.2019 12:09

Seanca gjyqësore për rastin “Talir” është anuluar sot për shkak të mungesës së të akuzuarit, Ilija Dimovski....

Seanca gjyqësore për rastin “Talir” është anuluar sot për shkak të mungesës së të akuzuarit, Ilija Dimovski. Gjykatësi, Oman Shabani, tha se kjo është hera e fundit që gjykata e toleron mungesën e Dimovskit.

“Publikisht ia tërheqim vërejtjen Ilia Dimovskit. Papërgjegjësi të tillë nuk do të toleroj. Asnjëherë në jetë më të mos marrë guxim, Ilia Dimovski të harrojë shtyrjen. Jo NATO, Jo BE, JO Shën Apostol Pavli ta kërkojë, në të ardhmen nuk ka më mungesa, kjo është papërgjegjshmëri”,- deklaroi gjykatësi Shabani.

Deputeti i VMRO-së, Ilija Dimovski, nuk erdhi në seancë gjyqësore për shkak të obligimeve zyrtare, por për këtë nuk e ka njoftuar gjyqin.

Nëse Dimovski nuk vjen në gjykatë edhe në seancën e ardhshme, gjykatësi tha se ai do të sillet nga organet e rendit.