Sasoli mbajti fjalim në Kuvend: RMV duhet të nisë negociatat një orë e më parë
05.11.2019 11:16
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sasoli...

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sasoli, i cili prej dje po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup, ka mbajtur sot fjalim në Kuvendin Republikan.
Sasoli me këtë rast theksoi se Maqedonia e Veriut duhet të nisë bisedimet për anëtarësim në BE një orë e më parë.
“Jemi të bindur se kemi ardhmëri të përbashkët e cila quhet Bashkim Evropian”,- tha para deputetëve presidenti i Parlamentit Evropian Sasoli. Këto mesazhe ai i paraqiti edhe në takimet e djeshme me kryeministrin, Zoran Zaev, dhe me presidentin, Stevo Pendarovski.
