Jashari takon Garret dhe Jenkins, diskutohen reformat në sistemin gjyqësor
Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari u takua sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Charles Garret dhe Oven Jenkins, drejtor i Drejtorisë së Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor..........

Në këtë takim, ministri Jashari, informoi për projektet normative që do të jenë të rëndësishme për afrimin e sistemit juridik të Maqedonisë me sistemin e gjyqësorit të Bashkimit Evropian.
Ministri Jashari u përqendrua edhe në procedurën për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë dhe diskutimet publike të cilat janë në vijim dhe të cilat do të mundësojnë transparencë më të madhe dhe përfshirje aktive të opinionit profesional dhe shkencor në procesin demokratik në sjelljen e amendamenteve kushtetuese.
Në këtë takim u bisedua edhe për disa gjendje të caktuara të cilat janë aktuale në sistemin e gjyqësorit.
Gjithashtu, në këtë takim u shpreh kënaqësia për bashkëpunimin e deritanishëm dhe u arrit dakordësia për avancimin e tij të mëtejshëm.
