Maqedoni
Xhaferi takoi Muren. Xhaferi: Vazhdojmë me reformat për BE-në
05.11.2019 17:18
Edhe pse Maqedonia e Veriut nuk mori datë për bisedime, Kuvendi republikan do të vazhdojë me zbatimin e reformave...

Edhe pse Maqedonia e Veriut nuk mori datë për bisedime, Kuvendi republikan do të vazhdojë me zbatimin e reformave nga agjenda evropiane që janë në interes të qytetarëve.
Kështu ka thënë kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, në takim me nënkryetaren e Senatit të Republikës së Francë, Elen Konve-Mure.
"Strategjitë e vendit tonë janë BE dhe NATO, dhe 70% e qytetarëve i mbështesin dhe falë mbështetjes së deritanishme nga Republika e Francës, përmes bashkëpunimit të mëtejshëm, do të arrijmë të tejkalojmë situatën aktuale dhe të gjendemi të gjithë në rrugën e njëjtë"- është shprehur Xhaferi.
Nënkryetarja e Senatit francez ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit me parlamentin e vendit tonë, si dhe ka siguruar kreun e Kuvendit Xhaferi se në raportin e saj do të transmetojë tek zyrtarët francezë pritshmëritë e qytetarëve dhe të deputetëve të RMV-së.
Nënkryetarja e Senatit francez i ka dorëzuar kreut të Kuvendit Xhaferi medalje të artë të Senatit, si simbol të miqësisë dhe bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet Kuvendit tonë dhe Senatit të Republikës franceze.
Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar që të shqyrtohen mundësitë për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, mes RMV-së dhe Francës.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
