Nga 30 ditë paraburgim për të gjithë imamët
Imami i Xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi dhe 13 tjerë të dyshuar, do të qëndrojnë në paraburgim për një muaj......

Kështu ka vendosur Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila u shqiptoi aktvendimin 13 të dyshuarve për kryerjen e veprave terroriste.
Edhe pse për të gjithë është marrë masa e njëjtë e paraburgimit, imami i xhamisë së Madhe në Prishtinë nuk është përzier me hoxhallarët e tjerë. Kjo, pasi prokuroria ka vendosur që ta trajtojë atë si rast të veçantë e të ndarë nga ata.
Krasniqi, ka dalë dje para trupit gjykues. 11 imamët e arrestuar bashkë me të arrestuarit e tjerë, dyshohen për pjesëmarrje në grupe terroriste, nxitje të urrejtjes, rekrutim për terrorizëm, shtytje për kryerjen e veprave terroriste dhe thirrje për rezistencë. Ata akuzohen edhe për larje të parave.
Deri tani në Kosovë janë arrestuar 55 imamë dhe aktivistë të njohur lidhur me dyshimet se kanë nxitur dhe kanë dërguar qytetarë të Kosovës për të luftuar në Siri. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
