3 milion euro investim turk në Maqedoni
Kompania turke “Pro Lajn”, do të ndërtojë fabrikë për prodhimin e plastikës në Maqedoni në vlerë prej 3 milion euro......

Nga kjo kompani vlerësojnë se tregu në Maqedoni ofron më shumë përparësi se vendet e tjera evropiane. Investitori turk nënvizon se ka plan më të gjerë për zhvillim dhe investim.
“Kompania jonë do të investojë 3 milion euro dhe do të sigurojë 50 punësime, ndërsa partnerët e mi të biznesit janë të interesuar të investojnë më shumë ose më pak, por ata ende janë në fazën e përgatitjes të projektit të tyre”- deklaroi biznesmeni, Altan Curgelic.
Paralajmërimi për këtë investim u bë në ditën e fundit të qëndrimit të kryeministri Gruevski në Turqi.
“Pesë kompani kanë konfirmuar se do të vijnë të investojnë në Maqedoni në sektorë të ndryshëm dhe një pjesë e madhe e tyre janë në rrugë të mbarë. Një pjesë do ta ftojmë të vijë në Maqedoni, t’i shohin lokacionet, të realizojnë takime me odat ekonomike, me institucionet dhe me partneret e biznesit”- tha kryeministri, Nikolla Gruevski.
Për kreun e ekzekutivit, vizita në Turqi ishte mjaft e suksesshme. (Hamide Ibraimi-Emini, TVM2)