Maqedoni

Skleroza multiplekse, ekspertët: Terapia e re e zbut sëmundjen

06.11.2019 16:43

Me ilaçin e ri biologjik për trajtimin e sklerozës multiplekse që e përdorin 45 pacientë...

Me ilaçin e ri biologjik për trajtimin e sklerozës multiplekse që e përdorin 45 pacientë në vend zvogëlohet përparimi i sëmundjes, e cila çon deri në invaliditet, potencojnë mjekët. Përkundër terapive tjera që çdo ditë merren, ky ilaç merret njëherë në 6 muaj. Këtë sëmundje më shumë e kanë popullata e re nga mosha 20 deri në 40 vjeç. Terapinë tjetër të mbetur e marrin pothuajse 5300 pacientë, një pjesë e tyre terapinë e marrin në kushte shtëpiake. Nga mospërgjegjësia apo arsye të tjera e anashkalojnë terapinë nga e cila pastaj gjendja e tyre përkeqësohet. 
 
“I japim shpresë një numri të madh të rëndësishëm që përballen me këtë sëmundje, jo vetëm në këtë fushë, por edhe në fusha të tjera, ku në mënyrë të konsiderueshme kemi rritur qasjen për sëmundje të ndryshme”,- tha drejtori i FSSh-së, Den Donçev.
 
“Nga ky vit Klinika Universitare e Nerulogjisë fiton buxhet të rritur nga Fondi i përkushtuar pikërisht për këto ilaçe. Për herë të parë në shëndetësinë publike është siguruar hapësirë e posaçme ku këto pacientë me mbikëqyrje adekuate e marrin terapinë me infuzion”,- tha sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, Vlladimir Milloshev.
 
Pacientët para së të planifikojnë familje patjetër duhet ta ndërpresin terapinë, apelojnë mjekët.
 
“Kur të planifikohet shtatzënia duhet të kalojë një periudhë që organizmi të pastrohet nga ilaçi i konsumuar, që të mundet gruaja të mbetet shtatzënë, konkretisht duhet të kalojnë më së paku gjashtë muaj, e njëjta vlen edhe për gjininë mashkullore”,- tha drejtori i Klinikës Universitare të Neurologjisë, Ivan Barbov.
 
Në vend më shumë se 1200 pacientë vuajnë nga Skleroza multiplekse, ndërsa në nivel botëror rreth 2,5 milion njerëz janë të prekur nga kjo sëmundje.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI