Maqedoni

Ndyshimet e Kodit Zgjedhor, partitë ende pa një qëndrim të unifikuar

06.11.2019 17:56

Vazhdon debati politik për ndryshimin e Kodit Zgjedhor...

Përderisa çështja e modelit zgjedhor është në nivel të debatit publik, grupet punuese për ndryshimin e Kodit, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, kërkojnë zgjidhjet konsensuale për inkorporimin e rekomandimeve të OSBE - ODIHR-it në dy proceset e fundit zgjedhore.
 
Grubi: Do të inkorporojmë vetëm rekomandimet e OSBE-së
 
BDI nuk është e interesuar për ndryshimin e modelit në vit zgjedhor.  
 
“Propozim ndryshimi i Kodit Zgjedhor nuk përmban asnjë ndryshim të modelit zgjedhor, por vetëm inkorporon rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-së nga dy palë zgjedhjet e fundit, presidenciale dhe lokale”,- tha deputeti i BDI-së, Artan Grubi.
 
Janushev: Model me 120 njësi
 
Edhe VMRO-DPMNE e interesuar vetëm për ndryshimet që darkordohen nga grupi punues në Ministrinë e Drejtësisë. Nëse vendoset që të ndryshohet edhe modeli, propozon model me 120 njësi.  
 
“Sa i takon  modelit zgjedhor, shumë herë kemi thënë se propozimi ynë, modeli maxhoritar, me 120 njësi zgjedhore”,- tha sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev.
 
Kostadinov: Një njësi për avancimin e demokracisë
 
LSDM vazhdon të promovojë modelin me njësi zgjedhore dhe mundësinë për lista të hapura, si ofertë programore partiake.    
 
“LSDM mbetet në qëndrimin se për avancimin e demokracisë dhe vlerave demokratike në shtet duhet të ekzistojë një njësi zgjedhore”,- theksoi deputeti i LSDM-së, Kostandin Kostandinov.
 
Idesë për një njësi zgjedhore i janë bashkëngjitë disa parti më të vogla, apo iniciativa për një njësi zgjedhore, në të cilën përfshihen 12 deputetë. Sipas tyre, ndryshimi i modelit zgjedhor nga gjashtë njësi në një njësi zgjedhore dhe lista të hapura përforcon pluralitetin në skenën politike dhe demokratizon procesin zgjedhor dhe të gjithë shoqërinë.
 
Modeli aktual me gjashtë njësi zgjedhore dhe sistemin e “Dontit” favorizon partitë e mëdha, në dëm të subjekteve të vogla. Një ditë më parë, kryeministri, Zoran Zaev, tha se falë këtij modeli, LSDM dhe VMRO-DPMNE fitojnë deri në 10 deputetë më shumë, varësisht se cila radhitet e para. 
 
SHPËTIM NUREDINI