Maqedoni

Bogovinë, gurthemeli i Shtëpisë së Kulturës në Kamjan

06.11.2019 19:37

Fshati Kamjan i komunës së Bogovinës së shpejt do të bëhet me shtëpi kulture...

Projekti financohet nga Ministria e Kulturës dhe komuna, e ai do të shërbejë jo vetëm si shtëpi ku do të mbahen aktivitete kulturore, por si vend për ngritjen e një shoqërie më të shëndoshë. 
 
Fillimi i ndërtimeve të objekteve të tilla edhe në mjediset rurale tregon përkushtimin për decentralizimin e tërësishëm të kulturës, thotë ministri Ismaili.
 
Ndërtimi i këtij objekti kulturor në fazën e parë të ndërtimit kap vlerë të përgjithshme prej 33 milion denarë, nga të cilat 530 mijë euro janë siguruar nga buxheti i komunës së Bogovinës.
 
VISAR SADIKI