Plani i ri i zgjerimit të Be-së, Franca ia dërgon propozimet Gjermanisë
Parisi zyrtar po punon për një metodologji të re të zgjerimit që do t’u ofrohet vendeve anëtare të BE-së...

Parisi zyrtar po punon për një metodologji të re të zgjerimit që do t’u ofrohet vendeve anëtare të BE-së me qëllim hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Burime për mediat gjermane bëjnë me dije se kjo metodologji e Parisit zyrtar fillimisht u dërgua në Berlin për mendim dhe aktualisht ndodhet në një proces konsultimi.
Të njëjtat burime sqaruan se dokumenti do t’i paraqitet Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare në BE.
Në të njëjtën linjë është shprehur dhe Ministri i Jashtëm Francez, Jean-Yves Le Drian, i cili, në një intervistë me të përditshmen greke Ta Nea, tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, janë kandidatët më të pjekur për të filluar negociatat, pasi të jenë përfunduar reformat e nevojshme.
Kryediplomati Francës përmendi dy parime mbi të cilat Franca pret të reformojë procesin e pranimit përpara samitit të Zagrebit.
Së pari, do të sigurohen përfitime konkrete për të dyja shtetet nëse ato përparojnë me reformat dhe së dyti, vendi kandidat mund të rikthehet nëse ka një pengesë në negociatat e anëtarësimit.
