Ahmeti: Integrimi në NATO ul tensionet

19.09.2014 17:41

Kreu i BDI-së Ali Ahmet vlerëson se integrimi në NATO do të ulte tenmsionet ndëretnike në Maqedoni dhe do të mundësonte në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e sigurisë.........

Ahmeti është takuar sot me ambasadorin britanik në Shkup, Charles Garrett dhe zyrtarin të lartë britanik për Ballkanin Perëndimor, Ouen Jenkins. Ahmeti ripërsëriri se NATO është prioritet i Bashkimit Demokratik për Integrim sepse anëtarësimi në Aleancë do të ndodhë menjëherë pasi të zgjidhet emri.

Sa i përket kritereve në vend, Ahmeti theksoi se BDI është partnere e komunitetit ndërkombëtar në arritjen e standardeve evropiane dhe kjo do të ndodhë gjatë zhvillimit të negociatave me BE, ndërsa NATO mund të shndërrohet ne realitet menjëherë, sapo të arrihet kompromisi me Greqinë.