BE: Vendimi i Skocisë, forcon Evropën

19.09.2014 17:43

Presidenti i Komisionit Evropian në largim, Jose Manuel Barroso, ka thënë sot se refuzimi i pavarësisë së Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar, do të ndihmoj në krijimin e Bashkimit Evropian unik, të hapur dhe të fuqishëm.....

Barroso, lavdëroi përkushtimin evropian të Skocisë dhe tha se BE do të vazhdoj të angazhohet në dialog konstruktiv me qeverinë e Skocisë, në fushat e përgjegjësisë së saj, siç janë punësimi, energjia dhe ambienti.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se plotësisht e respekton zgjedhjen e popullit të Skocisë për refuzimin e pavarësisë dhe beson se Britania do të vazhdoj të luaj rol udhëheqës në mbajtjen e aleancës sonë të fuqishme.

Edhe presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, e ka mirëpritur rezultatin e referendumit në Skoci.