Maqedoni
Ambasada japoneze, grand për autoambulancën në spitalin e Tetovës
07.11.2019 18:39
Me një grand të siguruar nga Ambasada japoneze në vend, Spitali i Tetovës siguroi një auto ambulancë të re...

Ky është projekti i dhjetë i Ambasadës japoneze brenda këtij viti.
“Ky do të jetë grand projekti i 10 që këtë vit e nënshkruam me Maqedoninë e Veriut dhe përmes realizimit të tij do të përmirësojmë shërbimet mjekësore për qytetarët e Tetovës dhe rajonit. Këtë vit dy vendet tona shënojnë 25 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe sot kemi përforcuar miqësinë dhe bashkëpunimin mes vendeve tona edhe me një projekt tjetër”,- tha ambasadorja e Japonisë, Haneda Keiko.
“Spitali Klinik i Tetovës, e falënderon përzemërsisht Ambasadën e Japonisë, e cila miratoi projektin. Spitali i Tetovës zotohet se ky automjet do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve”,- tha drejtori në Klinikën e Tetovës, Florin Besimi.
Ambasadorja japoneze premtoi se do të vazhdojë me grandet për projekte në interes të qytetarëve të vendit.
VISAR SADIKI
