Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë, dorëzohen 67 ankesa në PZAP

08.11.2019 10:14

Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve të gjashtë tetorit...

Shpallja e rezultateve të zgjedhjeve të gjashtë tetorit, ka sjellë pakënaqësi te shumë subjekte politike, që për këtë proces janë ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa . Janë 67 ankesa të pranuara nga PZAP.

Në rast se PZAP-i ua hedh poshtë ankesat, subjektet politike kanë të drejtë ankimi në Gjykatën Supreme, brenda 24 orëve.

PZAP-i ka afat 72 orë për të vendosur mbi ankesat e subjekteve. Nëse ankesa refuzohet si e pabazuar, subjektet mund të ankohen në Gjykatën Supreme, pas së cilës nëse nuk vendoset ndryshe, KQZ-ja mund të procedojë me certifikim të rezultateve.

Instanca e fundit ndërkaq mbetet Gjykata Kushtetuese.