Takimi në Ohër, Osmani: Shqyrtojmë mundësitë e bashkëpunimit rajonal
Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani.....

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ka potencuar se anjsë projekt për mini shengen ballkanik, nuk mund të bëhet pa aprovimin e Uashingtonit dhe Brukselit.
Në një intervistë për agjencinë Anadolu, Osmani tha se takimi në Ohër organizohet pa paragjykime dhe projekte politike.
“Ideja nuk është për t’u paragjykuar në aspekt të formimit të një zone politike të ‘mini-Shengenit’ e kështu me radhë, por është për të parë mundësitë për shfrytëzimin e mundësive për një bashkëpunim më të mirë rajonal”, thotë Osmani, duke përmendur analizat e Bankës Botërore, sipas të cilave, kamionët kalojnë 80 për qind të kohës në pikat kufitare dhe duke bërë thirrje që të hiqen barrierat ekonomike dhe doganore.
