Punësime të reja në komisionin për procedurë administrative
Me propozim-ndryshimet në Ligjin e ri për Procedurë të Përgjithshme Administrative nga Marrëdhënia e Punës në Shkallë të Dytë, Komisioni Shtetëror përkatës do të ketë mundësi të kthejë në shqyrtim lëndët sërish nëse paraprakisht i njëjti nuk është zgjidhur pranë organeve gjegjëse......

Sipas numrit një të kësaj trupe, Irena Brzanova, institucioni që drejton, për shkak të aktiviteteve me të cilat do të merret në të ardhmen, ka nevojë edhe për 32 kuadro të reja kryesisht juristë dhe me përvojë, për çka që nesër do të shpallet konkurs për pranimin e tyre.
“Ligji për Procedurë të Përgjithshme Administrative, i cili është propozuar për miratim në masë të madhe, do të forcojë mbrojtjen juridike të palëve që janë në procedurë, përkatësisht do të mbrojë interesat e qytetarëve dhe subjekteve juridike. Në këtë drejtim, me rëndësi të veçantë për procedurat do të jetë angazhimi i Komisionit Shtetëror të shkallës së dytë, i cili do të duhet të veprojë për së dyti herë për të njëjtën lëndë”- deklaroi kryetari i KSHPA-së, Irena Brzanova.
Kjo mënyrë e zgjedhjes së lëndëve në Komisionin e Shkallës së Dytë për Procedura të Përgjithshme Administrative, sipas saj, garanton efikasitet më të madh në realizimin e të drejtave të qytetarëve në nevojë dhe subjekteve juridike, por edhe një përgjegjësi të shtuar për vetë komisionin. (Naim Ramadani, TVM2)
