Erdogan: BE të na ndihmojë, ose u hapim dyert refugjatëve
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan....

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, përsëriti kërcënimin e tij se do tua hapw refugjatëve sirianë dyert drejt Europës , nëse Bashkimi Evropian nuk i jep ndihmë shtesë për ta.
Duke folur përkrah kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, të enjten në Budapest, Erdogan tha se Turqia nuk mund ta bartë e vetme barrën e strehimit të refugjatëve.
Me një marrëveshje të vitit 2016 me BE-në, Turqia është zotuar se do të pranojë çdo migrant pa dokumente që do të shkonte në BE nga Turqia.
Në këmbim, Ankaraja ka pranuar 3.3 miliardë dollarë ndihmë të menjëhereshme dhe shumën e njëjtë në fund të vitit 2018. Erdogan tha se Turqia ka shpenzuar 40 miliardë dollarë për të mbështetur refugjatët.
Turqia strehon numrin më të madh të refugjatëve në botë, me rreth 3.6 milionë shtetas sirianë të regjistruar.
