Ekonomi
Shtaermakishe dhe Shparkase, blejnë bankën Ohridska për 48 milion euro
08.11.2019 19:00
Banka Shtaermakishe dhe Shparkase, zyrtarisht e kanë blerë bankën Ohridska për 48 milion euro...

Tregu financiar i vendit do të fitojë bankën e katër më të madhe me një pjesë të tregut prej 14%, që aspiron të bëhet një supermarket financiar.
Në procesin e bashkimit të dy bankave nuk do të ketë pushime nga puna në të dy bankat, por do të bëhet një zgjedhje për plotësimin e vendeve të lira të punës pas sistematizimit të ri përmes konkursit të punonjësve.
“Qëllimi ynë është të rritemi. Deri në këtë moment ne kemi nevojë për të gjithë njerëzit, por mund të vijë një kohë kur ata duhet të luftojnë për vend pune. Bashkimi do të bëhet në prill të vitit 2021”,- tha anëtari i Bordit të Drejtorëve të Shtaermarkishe Shparkas, Georg Buher.
“Banka e ardhshme do të jetë një bankë humane, e përgjegjshme, në përfshirjen e klientëve, si dhe këshillat profesionale dhe rrjetëzimin e klientëve brenda dhe jashtë vendit. Unë jam i sigurt se ne do të jemi zgjedhja e parë bankare për klientët dhe punonjësit tanë”,- tha drejtori ekzekutiv i Sparkasse – Maqedoni, Gligor Bishev.
Klientët e dy bankave nuk do të ndiejnë ndonjë ndryshim. Ata do të kenë të njëjtat përfitime të siguruara nga të dy bankat.
SEDAT SELIMI
