Maqedoni

ASh: Në vend të shqiptarit e romit, punësohen maqedonas

08.11.2019 19:22

Aleanca për Shqiptarët akuzon pushtetin se po manipulon me numrin e të punësuarve shqiptarë nëpër institucione...

Aleanca për Shqiptarët akuzon pushtetin se po manipulon me numrin e të punësuarve shqiptarë nëpër institucione, duke punësuar në vend të këtyre të fundit, maqedonas, duke shtuar se në këtë rast është keqpërdorur edhe sistemi “Balancer që rregullon përfaqësimit e drejtë dhe adekuat”.
 
“Edhe pse në shpalljen publike për punësimin në Spitalin e Specializuar “13 nëntori” qëndron se të punësuar duhet të jenë një  shqiptar dhe një rom, në vendimin e po këtij spitali për kandidatët e pranuar qëndrojnë emra të nacionalitetit maqedonas. Aleanca për Shqiptarët kupton se kjo është një metodë e përdorur nga kjo qeveri për të manipuluar me shifrat e të punësuarve shqiptarë. Balanseri praktikisht është mekanizëm për të ruajtur status quo-në dhe pozicionin diskriminues në Administratën Publike dhe Shtetërore”,- tha Shefik Duraku nga Aleanca për Shqiptarët.