Maqedoni
Ohër, sonte takimi Zaev, Rama, Vuçiq
09.11.2019 12:10
Nesër në Ohër mbahet takimi i liderëve të Ballkanit perëndimor lidhur me idenë për mini shengenin ballkanik...

Nesër në Ohër mbahet takimi i liderëve të Ballkanit perëndimor lidhur me idenë për mini shengenin ballkanik, i cili paraqet vazhdimsi të takimit në Novi Sad muajin e kaluar kur kryemisnitrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Zoran Zaev dhe Edi Rama si dhe presidenti Serb Aleksandar Vuçiq nënshkruan marrveshjen e mini shengenit ballkanik.
Nikoqiri i takimit të Ohrit kryeminsitri Zoran Zaev dit më pare ka deklaruar se për dallim nga takimi I Novi Saditi, ku ishin të pranishëm vetëm përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, në Ohër janë ftuar të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Kosovës, Bosnjë Hercegovinës dhe Malit të Zi. Ndërkohë SHBA-të e kanë cilësuar si frytdhënës për rajonin nismën për mini shengenin ballkanik. Takimit të nesërm do ti paraprij një takim trepalësh që mbahet sonte mes Kryeministrave Zaev dhe Rama dhe presidentit serb Vuçiq në Ohër, ndërsa presidenti Stevo Pendarovski do të shtrojë darkë për musafirët. I dërguari i Posaçëm i Departamentit amerikan të Shtetit, Mathew Palmer e sheh këtë nisëm si një sinjal pozitiv që liderët e Ballkanit po marrin në dorë fatin e tyre.
“Angazhimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të promovojnë bashkëpunimin përmes së ashtu-quajturës nisma e minishengenit është shpresëdhënës, është një tregues që liderët në rajon po marrin përgjegjësi për fatin e tyre, po marrin në dorë të ardhmen e vet. Arkitektura e kësaj nisme ka një skaj të hapur, ka vend për Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, si dhe Kosovën”, tha Palmer. Ai njëherit shpreson se deri në Samitin e Zagrebit liderët e unionit do të arrijnë konsensusin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
