Maqedoni
Analistët: Fushata do të jetë me retorikë të ashpër dhe akuza
09.11.2019 14:33
Pas mos marrjes së datës për fillimin e bisedimeve kryeminsitri Zoran Zaev...

Pas mos marrjes së datës për fillimin e bisedimeve kryeminsitri Zoran Zaev vendosi të çoj vendin në zgejdhje të parakohëshme paralamentare të cilat i kishte kërkuar edhe opozita. Mejgithse zgjedhjet janë caktuar për 12 prill të vitit të ardhëshëm, partit kanë nisur që tani fushatën për të siguruar mbështetjen e qytetarëve. Njohësit e zhvillimeve politike në vend thonë se edhe kjo fushatë nuk do të dallon shumë nga fushatat e kaluara, kur subjektet politike më shunë kanë shprehur mllefin ndaj njëra tjetrës, sesa kanë arritur që qytetarëve tu ofrojnë një program konkret që do të dallonte nga konkurentët. Analisti politik Zudi Xhelili pret që edhe kjo fushtë kryesishtë të përqëndrohet te integrimi i vendit në NATO dhe BE, ndërsa fare pak do të dëgjojmë program ekonomik.
“Edhe kjo fushtë do të jetë me retorik të ashpër dhe me akuza të ndërsjella nga rivalët politik. Lidhja Social Demokrate do të përqëndrohet në të arriturat në politikën e jashtme siq ishte anëtarësimi I vendit në NATO, dhe përkrahjen diplomatike që mori vendi në tentimin për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Mirpo asesi nuk do të mund të mburet me të arriturat në përmirësimin e jetës së qytetarëve, e cila erdhi në pushtet me shumë premtime siq ishte: dështimi I Prokurorisë Speciale, mos miratimi I ligjit për Prokurori Publike, rasti zhvatja dhe shumë raste tjera”, tha Zudi Xhelili, analist politik.
Xhelili thot se këto çështje dhe marrveshja e Prespës do të jenë temat ku VMRO-DPMNE-ja opozitare do të përqëndrohet me synimin për të rrëzuar pushtetin.
“Ndërsa opozita Maqedonase VMRO–DMNE do të bazoj fushatën e vet kryekput në dështimin e marrjes së datës për bisedime, gjithashtu VMRO do të mundohet të përfitoj sa I përket marrëveshjes së Prespës, ku LSDM akuzohet së bërrjes së një shitje të lirë sa I përket ndryshimit të emrit, ku vendi nuk përfitoj asgjë nga kjo marrëveshje”, tha Xhelili.
Gjithsesi analistët theksojnë se tema që do të zënë vend në fushatë do të jenë edhe funksionimi i shtetit të së drejtës, zhvillimi ekonomik, rritja e bruto prodhimit vendor, hapja e vendeve të reja të punës, dhe sjellja e investitorëve të huaj.
FITIM KRYEZIU
