Maqedoni
Ministria e Ambientit: Gjendja në “Ohis” tërsisht nën kontrollë
09.11.2019 16:01
Gjendja në kompanin Ohis është tërsisht nën kontrollë dhe nuk ka nevoj për panikë thonë nga misnitria e ambientit...

Gjendja në kompanin Ohis është tërsisht nën kontrollë dhe nuk ka nevoj për panikë thonë nga misnitria e ambientit, nga e cila sqarojnë se pas matjeve të kryera nuk janë konstatuar koncentrime të dëmshme të ajrit.
"Tani janë kryer matje dhe nuk janë konstatuar koncentrime të dëmshme në ajër që mund të shkaktojnë ndonjë promblem. Po punohet në eliminimin e aromës jo të këndshme që është paraqitur në teren dhe dëshiroj ti bind qytetarët se nuk ka murrfar rreziku", tha Jani Makraduli-zv/Minsitër i Ambientit. Sasia e lëngsht është grumbulluar tërsisht ndërsa janë marr të gjitha masat që të mos ket rrjedhje të reja thonë nga minsitria e ambientit.
Edhe nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor informojnë se gjatë ekspertizës së bërë në fabrikën “Ohis” është marrë një ekzemplar nga laboratori i MPB i cili do të hetohet, ndërsa subjekti juridik është i obliguar të punojë në terren që i gjithë lëngu i cili ka rrjedhur të futet në paketim të përshtatshëm. Në qarkun e fabrikës asistoi edhe Njësia e Mbrojtjes bërthamoro-biologjike dhe kimike e Armatës me kërkesë të autoriteteve kompetente për matjen e ndotjes së tokës. Shërbimet inspektuese kanë intervenuar pas alarmit të banorëve të cilët mëngjesin e së premtes kanë ndjerë një aromë të pakëndshme në rrethin e fabrikës.
Nga Inspektorati Shtetëror për Mjedis Jetësor sqaruan se derdhja ka ndodhur në qarkun e industrisë kimike organike Naum Naumovski Borçe, ku një subjekt juridik nga Shkupi ripaketon dhe largon kimikate historike të cilat janë të papërdorshme dhe të mbetura nga fabrika e mëparshme, ndërsa ato eksportohen jashtë vendit. Me këtë rast ka rrjedhur ujë nga një cisternë në të cilën paraprakisht është deponuar metil akrilat monomer. Gjatë larjes së cisternës ka lëshuar një valvulë dhe lëngu është derdhur nga një vaskë betoni e cila është jashtë objektit dhe për këtë është ndjerë aromë kundërmuese në rrethinë.
"Bëra përsëri një inspektim dhe zbulova se lëngu ishte mbledhur plotësisht dhe vetëm bëhej dezinfektim me gëlqere të vaskës së betonit”, tha Pejo Kirovski, nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit
VMRO-DPMNE: Zaev fajtor për katastrofën ekologjike në Shkup
Por nga VMRO-DPMNE e kanë bërë fajtor kryemisnitrin Zaev dhe qeverinë për siç thanë katastrofën ekologjike që i ndodhi Shkupit, pasi sipas kësaj partie të premten ishte vështirë të merret frymë në Kisella Vodë, Lisiçe dhe pjesë të Aerodromit.
"Njeriu që nuk lëshon asnjë mundësi për tu fotografuar dhe të paraqitet para mediave Zoran Zaev nuk është askund. Ai është personi më përgjgjës për katastrofën ekologjike që I ndodhi shkupit, duke e pasur parasyshë faktin se pastrami I hapsirës në OHIS, është në kopetencë të qeverisë. Derisa qytetarët ishin në panikë, askund nuk ishte as MAkraduli, e as kryetari I Kisella Vodës, Filip Temellkovski. Çfar duhet të ndodh që dikush nga qeveria të bart përgjegjësi. A janë të vetëdishëm nga Qeveria se nëse ndodh që nëse dershen 30 litra klor duhet të evakuohet tër Shkupi, ndërsa me 15 ton mund të kontaminohet 1/3 e MAqedonisë?", tha Daniella Kostadinova nga VMRO-DPMNE.
Kanë reaguar edhe nga organizata joqeveritare O2 nga e cila kanë deklaruar se qytetarët nuk duhet të jenë ata që njoftojnë për një defect të tillë me mbetje të rrezikshme toksike, por kompanitë në kohë duhet ti njoftojnë organet kopetente që të merren masat adekuate që të mos ketë pasoja për shëdnetin e qytetarëve nnga kimikatet toksike.
VLORA LATIFI TOPOJANI
