Maqedoni
Shkup, protesta kundër përmbaruesve
09.11.2019 16:58
Një grup qytetarësh dhe aktivistësh kanë protestuar kundër përmbaruesve....

Ata thonë se përmbaruesit edhe pas ligjit të ri punojnë njësoj, duke I ngarkuar qytetarët me shuma të mëdha për borxhet minimale. Aktivistët paralajmërojnë protesta masive, në qytetet e mëdha të vendit nëse autoritetet nuk ndërmarrin diçka në këtë drejtim.
"Për një mijë denarë – dhjetë mijë, për dhjetë mijë – njëqind mijë, për njëqind mijë – një milion denarë, kjo askund nuk mund të ndodh. Ky është kaos, nuk do ta lejojmë më”, tha Marian Risteski nga Shoqata “Stop për përmbaruesit”.
"U drejtuam në Kuvend, në Qeveri, u drejtuam tek presidenti i shtetit. Tani për tani nuk kemi përgjigje. Bëhet fjalë për bllokimin e 88 mijë llogarive të qytetarëve, bëhet fjalë për mbi 130 mijë llogari të bllokuara edhe të personave fizik edhe të personave juridik. Njeriu nuk mund të jetojë me llogari të bllokuar”, tha Ana Gligorova nga shoqata “Stop përmbaruesve”.
