Ekonomi
Angellovska: Vitin e ardhshëm pritet rritje ekonomike prej 3.8%
09.11.2019 17:29
Sipas projekcioneve qeveritare rritja ekonomike për vitin e ardhshëm është paraparë në 3.8 përqind...

Sipas projekcioneve qeveritare rritja ekonomike për vitin e ardhshëm është paraparë në 3.8 përqind ndërsa deficiti në përputhje me strategjinë fiskale do të jetë 2.3 përqind paralajmëroi ministrja e Financave, Nina Angellovska. Sipas saj fokusi i buxhetit për vitin 2020 i cili pritet të miratohet javën e ardhshme në seancë qeveritare është investimi në kapitalin njerëzor dhe biznes.
"Fokusi i buxhetit për vitin 2020 është investimi në kapitalin njerëzor. Problemi kryesorë i të gjitha vendeve dhe jo vetëm i atyre në zhvillim janë investimet në kapitalin njerzorë. Nëse duam të ecim përpara janë të rëndësishëm njerëzit, jemi të rëndësishëm të gjithë ne që të kontribojmë dhe nëse e kemi parasyshë fokusin në kapitalin njerzorë kjo do të thotë se investimet do të jenë të orientuara në mbështetje të kapitalit njerzorë, në mbështetje të qytetarëve për shëndësi më të mirë, arsimim më të mirë pasiqë kjo është kyçe për të diskutuar më pas për kapitalin njerzorë, si dhe mbështetje të fuqishme të biznesit pasiqë siç jeni të njoftuar subvencionet për paga që u paralajmëruan janë futur në buxhet edhe për vitin e ardhshëm", tha ministrja e Financave, Nina Angellovska.
Edhe Banka Popullore mbetet në parashikimin e saj, se Prodhimi Bruto Vendor do të rritet për 3.5 për qind këtë vit, ndërsa vitin e ardhshëm, 3.8 përqind.
NAIM RAMADANI
